Ballina Bota Newsom thotë se Kalifornia po padit Trumpin pasi ai vendosi Gardën Kombëtare...

Newsom thotë se Kalifornia po padit Trumpin pasi ai vendosi Gardën Kombëtare në mënyrë ‘të paligjshme’

24
0

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka njoftuar se ky shtet do të ngrisë padi ndaj administratës Trump pas vendosjes së Gardës Kombëtare në Los Angeles pa pëlqimin e shtetit.

Në një intervistë për Fox News, Newsom tha se shteti që ai e udhëheq ka arsye pse do ta dërgojë në gjykatë administratën e presidentit, Donald Trump.

Ai shpjegoi se padia do të kundërshtojë urdhrin ekzekutiv të Trump për federalizimin e Gardës Kombëtare të Kalifornisë pa u konsultuar me qeverinë e shtetit.

“Është e qartë në atë urdhër – dhe në dokumentin e lëshuar nga Pentagoni – se ata duhet të koordinohen me guvernatorin e shtetit përkatës. Ata nuk e bënë këtë”, shtoi Neësom.

“Ky është një moment serioz. Kjo është vërtet serioze. Jetët e njerëzve janë në rrezik. Reputacioni i këtij vendi është në rrezik. Qytetet dhe shtetet e mëdha amerikane janë në rrezik”, thotë Newsom.