Ballina Politika Padia e Irena Gjokës për shpifje, SPAK thërret Sali Berishën: Do merret...

Padia e Irena Gjokës për shpifje, SPAK thërret Sali Berishën: Do merret me forcë, nëse nuk paraqitet

9
0

Sali Berisha është thirrur për të dëshmuar ditën e nesërme në SPAK, lidhur me një padi që gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka ka bërë ndaj tij për veprën penale të shpifjes.

Berisha është thirrur për t’u marrë në pyetje si person në dijeni, nga prokurori i SPAK Elvin Gjokaj, ditën e nesërme në orën 10:00.

“Nëse nuk paraqitet, do të kryhet shoqërimi me forcë”, thuhet në fletëthirrjen e SPAK për Berishën.

Gjyqtarja Gjoka ka paditur Argita Malltezin për shpifje, pas deklaratave të saj, por edhe nga Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha se gjyqtarja që ka qenë pjesë e seancave ndaj ish-kryeministrit është e dënuar në Greqi. Gjyqtarja i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Paralelisht me këtë telash të ri me drejtësinë, Sali Berisha përballet me SPAK dhe togat e zeza për dosjen “Partizani”.

Ai akuzohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe disa ndërtues, për të ngritur më shumë se 18 kulla në zonën ku ndodhej klubi shumësportësh Partizani.