Ballina Politika “PS në fije të perit”, Burimi parashikon sfidat e Ramës dhe avantazhet...

“PS në fije të perit”, Burimi parashikon sfidat e Ramës dhe avantazhet e PD në zgjedhjet: Izolimi i Berishës nxori..

33
0

Analisti Genc Burimi, foli mbi atë ç’ka e pret PD dhe PS në zgjedhjet e vitit 2025.

Burimi u shpreh se, PS është ajo e cila ndodhet në rrezik këto zgjedhje pasi arrestimi i Berishës nxori në pah përfaqësuesit e denjë të PD dhe të vendit në pah.

Gjithashtu analisti tha ndër të tjera se, PD me në krye Sali Berishën duhet të vendosin para drejtësisë Ramën në këtë formë ai nuk do të jetë më kryeministër i këtij vendi.

“PS është në fije të perit sepse tek PD izolimi i padrejtë i Berishës bëri që tek PD të shikonim një sërë figurash mediatike. Sot tek PS, Ramës nëse i ndodh dicka me këto përgjime që po dalin , me dosje që ka SPAK që nuk kundërshtohen dot. Në shqipëri është një sistem mafioz që e kemi parë kudo. Pra kur mafia kap një pushtet dhe kur vetë kjo mafie ka rivalitete, e xjerin atë që ka në pushtet. Kjo po i ndodh Edi Ramës. Nëse Rama për një arsye apo tjetër ndodh që bie, thirret nga SPAK , ai nuk mund të jetë më kryeministër.

Kështu PS ngelet në fushatë e papërgatitur, nuk ka ekuivalenc.
Por PS ka po ashtu dhe të gjitha levat e pushtetit sot duke përfshirë edhe drejtësinë, në këto kushte, në këtë mënyrë për PD ishte që në radhë të parë të gjej dhe ajo mudsësinë që shefi i saj, Berisha të implikohesh në fushatë në mënyrë të drejtpërdrejt, kjo fitore u arrit.

Por tani i duhet PD të fusë marshin e 5 në linjën e një shprese ekonomike dhe sociale për shqipatrët.

Sot Berisha duhet ti vendosë vezët në një shportë që drejtësia të merrët me Ramën”, tha Burimi