Polici Alban Rashti dëshmoi sot për sulmin në Banjskë të Zveçanit dhe momentin e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjakut.
“Në orën 02:10, përafërsisht të datës 24 shtator 2023, pasi kemi përfunduar pikën e kontrollit, nga kolegët e njësisë tonë na është bërë ndërrimi, ne së bashku me kolegun Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe unë Alban Rashiti kemi vazhduar prej Izvorit, fshat mbi Banjskë, për të kaluar afër fshatit Banjska me dalë në rrugën kryesore dhe me u kthy në bazë.
Sa kemi arritur në Banjskë, më saktësisht të ura, në rrugën që të shpie të fshati, kemi verejtur dy kamionë, peshë e rëndë, që kamë blloku ose barrikadu urën. Kanë qenë mbi urë të parkuar, të dy paralel. Aty kemi vëzhguar se a ka diçka të dyshimtë. Nuk kemi pa njerërz që lëvizin, përveç dy kamionëve“, e ka përshkruar polici Rashti momentin kur kanë hasur në barrikaë njësia e ndërhyrjes së shpejtë, pjesë e së cilës ishte ai.
Ai ka treguar se kanë pasur problem të kontaktojnë me dhomën komanduese.
“Kolegët kanë provuar të lajmërojnë dhomën komanduese, unë isha duke vozitur. Ka pas probleme, nuk ka kalu lidhja. Kemi parë të arsyeshme të vazhdojmë nga ai lokacion në një lokacion ku mund të japim informacion se çfarë po ndodh dhe gjithashtu të shikojmë rrugën se a ka ndonjë pengesë apo barrikadë tjetër.
Kemi vazhduar deri në rrugën kryesore, nuk ka pas diçka të dyshimtë. Kemi kontaktuar dhomën komanduese. Kemi informuar se nuk kemi hasë bllokim tjetër pot vetëm në hyrje të fshatit Banjska janë dy kamionë barrikadues dhe se ka diçka të dyshimtë që ndodhë në atë zonë. Na është thënë të kthehemi në vendin e ngjarjes të shohim se çfarë po ndodh. Jemi kthyer aty, veturën e kam parkuar rreth 30 metra larg urës, sepse ka pasur ndriçim të rrugës dhe jam mundu ta gjej një vend të sigurt për veturën“, ka treguar Rashiti.
“Aty na është thënë nga dhoma komantuese se janë nisur dy njësi për asistencë nuk e kemi ditë se cilat dhe nuk janë njësi tona. Kemi dalë nga vetura dhe me kolegun Çlirimin jemi dakordu që ai me qëndru të vetura ndërsa unë me Mirsadin jemi afruar nga kamionat dhe me pa nëse ka diçka të dyshimtë ose se çfarë po ndodh aty. Nuk ka vonu shumë diku 20 minuta ne kemi bë patrullim dhe nuk ka pas dicka të dyshimtë“, ka sqaruar Rashiti.
Zyrtari policor ka rrëfyer edhe për momentin e takimit me rreshterin e vrarë Afrim Bunjakun.
“Pas 20 min kanë arritur dy vetura policore në vendin e ngjarjes. Aty kanë qenë 6 policë, mes tyre edhe rreshteri Afrim Bunjaku. Më kujtohet kam qenë afër kamionëve dhe Mirsadi ka kontaktuar me kolegët e tjerë dhe i ka tregu për gjendjen. Atëherë, Mirsadi me një kolegë kanë vazhduar në drejtim të kamionave me pa nëse ka dicka.
E kujtoj që rreshteri ka ardhë, ku kam qenë unë, jemi përshëndetë dhe jemi konsultuar që të shpërndahemi dhe të marrim pozita gatishmërie, pasi e dinim që aty mund të ketë rrezikshmëri. Atëherë, posa jemi përshëndetë unë kam vazhduar djathtas për të marrë pozita vëzhgimi, menjëherë në ato momente qetësie pa asnjë lëvizje… “, rrëfeu para trupit gjykues Alban Rashiti.
Ai u pyet nga prokurori special nëse ka pasur diçka të pazakontë në zonë atë natë.
“Nuk kemi parë diçka të dyshimtë që na ka thënë që diçka ka rrezik aty, përveç dy kamionëve. Ndriçimi në atë udhëkryq nuk ka qenë i zakonshëm, ishte më i madh se ditëve të tjera, thuajse e përgatitur, shumë më shumë se ditëve tjera“, tha në dëshminë e tij Rashiti.
Zyrtari ka treguar edhe për momentet e fundit të rreshterit Afrim Bunjaku.
“Momenti që ka ardhë rreshteri, jemi përshëndetë, në ato çaste, ndoshta jam larguar 3-4 metra, në anën e majtë ka ndodhë një shpërthim i papritur. Menjëherë kam kuptuar se jam plagosur në krah. Ka qenë një shpërthim shumë i madh dhe në mesin tonë nuk e kemi ditë se nga ka ardhë. E di se kur kam kthy kokën në anën e majtë kam parë zjarr dhe se jam i goditur.
Jam munduar të dal në pozitë mbrojtëse afër një kamionete dhe menjëherë ka ndodhur një shpërthim tjetër, sa rrymat e ajrit e kanë përplasur trupin tim. Kanë filluar gjuajtjet me armë zjarri, aty kemi parë që ka gjuajte prej tërë fshatit. Me dhjetëra pozicione ka pasë gjuajtje me kalibra ose armë të ndryshme. Në ato momente kemi filluar të kthejmë zjarrin sapo kemi lokalizuar se nga po vijnë gjuajtje. Por në anën e majtë timen kam vërejtë se rreshteri Afrim Bunjaku ka qenë i shtrirë dhe i gjakosur nga qafa në fytyrë dhe i palëvizshëm“, ka rrëfyer Rashiti.
Ka treguar po ashtu se kanë kërkuar ndihmë për të tërhequr rreshterin.
“Aty bashkë me kolegun Mirsadi, kemi kërkuar nga Çlirimi të sjellë veturën aty dhe ta tërheqim rreshterin, pasi kishte gjuajte gjatë gjithë kohës. Çlirimi e ka ndezë veturën, sapo ka dalë nga aty dhe menjëherë kanë filluar gjuajtjet, derisa e kanë bërë veturën të palëvizshme. Atëherë nga Çlirimi kam kërkuar të dalë nga vetura, mos të vijë direkt te unë se ishte disa metra sepse ishte zonë e rrezikshme, por sapo ta mbuloja me zjarr te vinte. Pasi ka ardhë Çlirimi te unë, nga Mirsadi më është kërkuar të godas dritat e ndriçimit rrugor për të krijuar një errësirë.
Kam goditur dritat bashk me koleget dhe e kemi krijuar një errësirë. Nga Mirasi prapë më është kërkuar që ta mbuloj me zjarr, gjatë kësaj kohe kam qenë i plagosur dhe nuk kam treguar, pasi ishte gjendja ishte e rëndë e kishim rreshterin në gjendje të rëndë. Kam filluar të mbuloj Mirasin me zjarr qe me shku te vetura tjetër dhe me sjellë veturën ku ishte rreshteri që me e terheke rreshterin. Ashtu edhe ka ndodhë, aty ku e kane afruar veturën prapë kanë godite e na ka kërku me i ndihmu me fute rreshterin ne veture, aty i kam tregu qe jam i plagosun dhe do vazhdoj te mbuloj me zjarr. Aty i ka ndihmu një zyrtar policor dhe kanë arrite që rreshterin ta fusin në veturë dhe Morsadi bashke me rreshterin janë nis për të këkuar ndihme mjekësore, sa janë nis vetura ka pas goditje dhe kanë arrite me u largu prej aty“, ka rrëfyer polici.