Ballina Kosovë Komiteti Evropian i Rajoneve heq fusnotën krahas Kosovës, Haxhiu: Hap i rëndësishëm

Komiteti Evropian i Rajoneve heq fusnotën krahas Kosovës, Haxhiu: Hap i rëndësishëm

165
0

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Komiteti Evropian i Rajoneve ka hequr nga përdorimi krahas emrit të Kosovës fusnotën.

Në një reagim në facebook ajo e quan një zhvillim shumë tëmirë dhe shumë të pritur.

‘Vendimi i Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi fusnotën krahas emrit të vendit tonë, pra si “Kosovo*”, është një zhvillim shumë i mirë dhe i shumëpritur. Republika jonë për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare me një emërtim të tillë jozyrtar, i cili erdhi si rezultat i dialogut të dikurshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Heqja e kësaj padrejtësie përbën një hap të rëndësishëm përpara në fuqizimin dhe afirmimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare’ shkruan Haxhiu.

Në vende ku nuk njihet pavarësia, Kosova prezantohet me fusnotë.

Komiteti Evropian i Rajoneve është një organ këshillimor i Bashkimit Evropian, që përfaqëson interesat e autoriteteve lokale dhe rajonale të vendeve anëtare të BE-së.