Ballina Kosovë Vrasja e Arlinda Zekajt/ Gjykata në Pejë cakton një muaj paraburgim për...

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Gjykata në Pejë cakton një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin, Jeton Sylaj

51
0

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, Jeton Sylaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas njoftimit, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Masa e paraburgimit llogaritet nga data 25.10.2026, në ora 20:00, deri me 24.11.2026, në ora 20:00”, thuhet në komunikatën e gjykatës

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga kunati i saj pak ditë më parë në Vitomiricë, dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj tashmë të ndjerës si dhe e kishte kanosur disa herë.

Nga verifikimet në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës rezulton se Jeton Sylaj ka të hapura gjithsej gjashtë (6) raste penale, prej të cilave katër datojnë vetëm përgjatë vitit 2026.