Ed, zebra që u bë virale në rrjet pasi u arratis nga shtëpia e pronarit të tij më 30 maj, është mundur të kapet pas 10 ditësh endje në liri.
Zebra u gjet shëndoshë e mirë në një livadh pranë një lagjeje në komunitetin Christiana në Tenesinë qendrore të dielën.
Autoritetet arritën ta kapnin Edin nga ajri me një rrjetë dhe e transportuan atë me helikopter në një rimorkio, e cila më pas do ta transportojë atë në shtëpinë e tij.
Historia e zebrës ishte bërë virale në internet dhe shumë video të zebrës që ndodhej në vende të ndryshme ishin publikuar herë pas here, megjithatë çdo herë ajo arrinte të shpëtonte.