Aktori gjashtëdhjetenjëvjeçar Brad Pitt tërhoqi vëmendjen me veshjet tërheqëse gjatë promovimit të filmit të tij të më të ri “F1” në Meksikë.
Pitt luan rolin e pilotit problematik të garave Sonny Hayes, dhe filmi del në kinema më vonë këtë muaj.
Si pjesë e promovimit, Brad udhëtoi për në Meksikë të hënën për evente promovimi. Gjatë ditës, ai u pa me një kostum elegant prej liri rozë salmoni me një bluzë blu të çelët poshtë.
Për eventin e mbrëmjes dhe takimin me fansat, Brad zgjodhi një veshje të re elegante. Ai mbante veshur një bluzë të bardhë që e kombinoi me një kostum ngjyrë vjollce, dhe e kompletoi stilin me syze dielli me kornizë breshke dhe këpucë lëkure të lyer blu marine, raporton KosovaPress.
“Ky burrë është zoti im. E kam dashur që nga klasa e tetë”, “Ai duket kaq mirë”, “Ai duket kaq i pashëm”, “Ai është kaq i pashëm”, “Burri më i pashëm që ka jetuar ndonjëherë”, “Ai plaket si vera e mirë”, “Ai duket kaq i pashëm me një kostum prej liri”, janë disa nga komentet e fansave në rrjetet sociale.
Me këto kombinime mode, Brad tregoi edhe një herë se si vjollca ashtu edhe roza, ngjyra që shumë burra zakonisht i shmangin, mund të jenë hit në modë.