Një ngjarje e rëndë u regjistrua një ditë më parë në qytetin e Grazit në Austri, ku një 21-vjeçar hapi zjarr në ambientet e një shkolle.
Si pasojë, fatkeqësisht humbën jetën 11 persona, përfshirë dhe autorin e këtij krimi, të riun e identifikuar si Arthur A. Mes viktimave të këtij sulmi ka qenë edhe një vajzë shqiptare. Lea Bajrami humbi jetën si pasojë e plumbave të dalë nga arma e 21-vjeçarit.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë gjyshi i vajzës, i cili përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar humbjen e mbesës së tij.
“Me zemer te thyer dhe dhembje te madhe, njoftojme familjaret, miqt qe mbesa jone, Lea Ilir Bajrami humbi jete tragjikisht ne sulmin e ndodhur ne Graz te Austrise. Lutemi per shpirtin e saj dhe shprehim falemnderime per te gjithe ata qe ndajne dhembjen tone ne keto qaste te vështira”, shkruan ai krah fotos të së voglës.
Kujtojmë se të paktën 11 persona u qëlluan për vdekje në një shkollë të mesme në qytetin austriak të Gracit të Austrrisë, mëngjesin e ditës së djeshme.
Ndërkohë, disa të tjetër mbetën të plagosur dhe aktualisht vijojnë të jenë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i krimit, i cili veproi i vetëm, u përshkrua nga mediat lokale si një ish-nxënës 21-vjeçar, i cili nuk kishte arritur që të diplomohej dhe thuhet se shpesh herë kishte rënë pre e bullizimit.
Ashtu sikurse raportuam dhe më herët, në shtëpinë e autorit u gjet edhe një shënim ku ai kishte shkruar se “ndihej i ngacmuar” nga të tjerët.
Arthur A., qëlloi me armë zjarri në dy klasa duke lënë të vdekur në total 11 persona, ndërsa më pas kreu vetëvrasje në tualetin e shkollës. Sakaq, 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 9 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Austria ka shpallur tre ditë zi kombëtare e ndërsa janë ulur në gjysmështizë në të gjithë vendin dhe festimet publike po anulohen ose shtyhen.