Ballina Ekonomia Pas hoteleve qeveria do të vendos referenca edhe për rrogat e kamarierëve

Pas hoteleve qeveria do të vendos referenca edhe për rrogat e kamarierëve

59
0

Pasi caktoi me referencë normën e shfrytëzimit të hoteleve, qeveria do të vendosë dysheme edhe për rrogat e kamarierëve. Në planin e turizmit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thuhet se një masë e rëndësishme është përcaktimi i pagave referuese për profesion në sektorin turizëm dhe identifikimi i tatimpaguesve me risk me qëllim deklarimin real të pagesave gjatë kësaj periudhe, kur dihet se ato janë në rritje.

Po ashtu do të mbikëqyret deklarimi i detyrimeve tatimore në përputhje me afatet ligjore, përfshirë TVSH-në, tatimin mbi fitimin dhe tatimin në burim.

Një kompontent i rëndësishëm do të jetë monitorimi i përmbushjes së detyrimeve tatimore përmes pagesave të kryera dhe identifikimi i rasteve të vonesave në shlyerjen e këtyre detyrimeve.

Administrata tatimore do të kryejë analizën e statusit të tatimpaguesve në popullatë (aktivë/pasivë/të regjistruar rishtazi) për të identifikuar ndryshimet strukturore dhe sjelljet fiskale në sektor.

Në fokus do të jetë analiza e tatimpaguesve me sjellje devijante, të tilla si: Dorëzimi i deklaratave me vlera zero, pavarësisht ushtrimit të aktivitetit; Rënie e theksuar e xhiros në krahasim me periudha të mëparshme; Vonesë e përsëritur në përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Si do të do të bëhet krahasimi i të dhënave fiskale përmes: Xhiros në faturat e fiskalizuara dhe deklaratave të TVSH-së; Qarkullimit mes muajve të njëpasnjëshëm dhe/ose mes viteve të njëpasnjëshëm; Xhiros së deklaruar dhe numrit të punonjësve; Numrit të punonjësve dhe përgjegjësisë tatimore për TVSH.

Pak muaj më parë qeveria vendosi referencë për kapacitetin e hoteleve. Sipas vendimit, për sezonin turistik hotelet nuk mund të deklarojnë më pak se 65 për qind të kapaciteteve shfrytëzuese, ndërsa jashtë sezonit referenca është 30 për qind e kapacitetit./kapital