Ballina Ekonomia Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, me standarde për tu përdorur dhe për qëllime...

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, me standarde për tu përdorur dhe për qëllime ushtarake! Kredia 98 mln euro nga BERZH kalon tek ‘Ligjet’

38
0

Komisioni i Ligjeve i dha sot dritën jeshile marrëveshjes së huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit.

Projektligji për marrjen e kredisë prej 98 milionë e 750 mijë euro nga BERZH u miratua me 13 vota pro.

Veç transportit të pasagjerëve dhe mallrave, vepra infrastrukturore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të jetë e ndërtuar me ato standard që mund të përdoret dhe për qëllime ushtarake.

Projekti parashikon që hekurudha e re të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë dhe koha e udhëtimit nga Vora-Han i Hotit  do të zgjasë 2 orë.

Rehabilitimi do të nisë brenda këtij viti do të përfundojë në vitin 2030.

Kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, një pjesë e së cilës do të mbulohet edhe nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Projekti parashikon dhe ndërtimin e një tuneli prej 320 metra, 12 ura të reja dhe pritet të ketë një fluks udhëtarësh që shkon deri 2.3 mln në vit dhe volum mallrash 900 mijë ton në vit.