Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës për Klube, e cila fillon këtë të shtunë, më 14 qershor.
Ekipi i Xabit do të luajë ndeshjen e parë më 18 qershor kundër Al Hilal.
Më pas do të përballet me Pachuca më 22 qershor dhe do të mbyllë fazën e grupeve kundër Salzburgut më 27 qershor.
Lista e lojtarëve
Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Fran González dhe Mestre.
Mbrojtës: Dani Carvajal, Éder Militão, David Alaba, Trent Alexander-Arnold, Lucas Vázquez, Fran García, Antonio Rüdiger, Ferland Mendy, Huijsen, Youssef, Jacobo, Asencio, Fortea dhe Diego Aguado.
Mesfushorë: Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Federico Valverde, Luka Modrić, Aurélien Tchouaméni, Arda Güler, Dani Ceballos, Chema dhe Mario Martín.
Sulmues: Vinicius Jr., Kylian Mbappé, Rodrygo Goes, Endrick, Brahim Díaz, Gonzalo dhe Víctor Muñoz.