Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë publike ditën e Premte, datë 13.06.2025, ora 10:00. Në rendin e ditës është shqyrtimi i kërkesës ankimore të depozituar nga nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Objekti i ankimimit lidhet me rezultatet nga zgjedhjet e 11 majit për Qarkun Elbasan.
Ora 10:00 – Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 56, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “ 1. Kundërshtimi i vendimit nr. 1328, datë 24.05.2025, të KSHZ, “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Elbasan, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku Elbasan. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsërtijen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Elbasan”.