Rreth 1200 hektarë tokë të mbjella me kultura bujqësore si miser dhe perime janë në rrezik, ndërsa 400 hektarë që varen nga vaditja me rrjedhje të lirë, ndodhen në gjendjen më kritike. Temperaturat e larta dhe mungesa e vaditjes kane zhytur në krizë sektorin bujqësor në njësinë administrative Dushk të Bashkisë Lushnje.
Bordi i Kullimit në Lushnje interesimit tonë për këtë situatë disa vjeçare që rëndon mbi fermerët e justifikojnë me faktin se rezervat ujore gjenden ne rezervuarin e Thanës por mungon rrjeti i kanaleve ujitëse. Pra bordi I kullimit ia hedh pergjegjesinë bashkisë së Lushnjes.
Fermerët paralajmërojnë se në kushtet aktuale rendimeti i prodhimit nuk shkon as 10 per qind, duke rrezikuar falimentimin. Thatësira e vazhdueshme dhe mungesa e investimeve në infrastrukturën vaditëse nder vite kane demtuar sektorin bujqësor. Fermerët e Dushkut ne Lushnje nje nga zonat me prodhuese ne vend janë në prag të falimentimit, pasi mungesa e ujit për vaditje ka bërë që sipërfaqe të tëra të mbetën të pashfrytëzuara ose me rendiment minimal.