Ballina Politika “Një teatër i shëmtuar”, Tomorri reagon ashpër për përplasjen gjyqtarë-Rama: Një lojë...

“Një teatër i shëmtuar”, Tomorri reagon ashpër për përplasjen gjyqtarë-Rama: Një lojë me rrogat dhe…

12
0

Gazetari Klodian Tomorri e ka cilësuar një teatër të shëmtuar, përplasjen e Edi Ramës me gjykatësit për pagat e këtyre të fundit.

Gjatë bisedës në një emision televiziv, Tomorri u shpreh se, të besosh se gjykatat janë të pavarura dhe nuk e kanë frikë Ramën, është si të besosh kryeministrin kur thotë, se më kanë ngrënë dardha pas shpine.

‘Të besosh që Shqipëria ka një Gjykatë Kushtetuese të pavarur e cila nuk ndikohet dhe nuk e ka frikë kryeministrin, është njësoj si të besosh atë historinë e kryeministrit që; mi hëngrën dardhat pas kurrizit.

Nuk ka njeri që e beson atë. Mjafton të shikoni vetëm historikun e vendimeve të Gjykatës  Kushtetuese ku ka qenë palë apo ka patur një interes qeveria dhe e kupton.

Së dyti, ka një faktor tjetër shtesë.

Unë nuk e di sa gjyqtarë mund të ketë Shqipëria në rang vendi, por kjo rritje pagash me 700 euro që kërkojnë ata, ka një efekt të papërfillshëm në buxhet dhe nuk mendoj se Rama ka një shqetësim të madh, se këta do marrin shtesa.

Nëse janë 1 mijë gjyqtarë në rang republike është diku tek 7 mln euro në vit, që nuk janë asgjë. Edhe po të ishin më shumë, Rama nuk ka ndonjë respekt të madh për shtetin.

Duhet thënë se, ajo që bëjnë ata është një çmenduri. Nuk ka një sistem ku ti cakton rrogën tënde, nuk duhet ta ketë askush atë fuqi. Që në thelb është një marrëzi. Por mua më duket një teatër i shëmtuar për të dhënë idenë në publik se këtu ka institucione të pavarura të cilat edhe përplasen me njëra-tjetrën, dhe bëjnë vendime me kokë të vet’,  – tha gazetari Klodian Tomorri.