Amanda Holden tregoi linjat e saj trupore me një fustan të shkurtër jeshil, ndërsa u shfaq në Heart Breakfast Shoë të premten.
Prezantuesja, 54 vjeçare, ishte plot buzëqeshje, veshjen e shoqëroi me një palë syze dielli të mëdha dhe taka të argjendta Christian Louboutin.
Ndërsa temperaturat u rritën në 29 gradë në kryeqytet, ylli zgjodhi t’i mbante flokët e saj të gjatë bjonde të lëshuara në valë delikate, shkruan “Daily Mail”.
Ylli ia atribuoi fizikut të saj të hollë një diete të ekuilibruar dhe një rutine të larmishme ushtrimesh që përfshin joga dhe vrapim.
Amanda gjithashtu ka lavdëruar përfitimet e marrjes së mjaftueshme të ujit, duke i thënë më parë MailOnline: “Është e mirë për trupin dhe shpirtin tim”.
Por ndërsa Amanda është qartësisht krenare për trupin e saj të jashtëzakonshëm, ajo theksoi se nuk e kufizon dietën e saj dhe shijon ëmbëlsira me masë