Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka intensifikuar kontrollet lidhur me transportin e bagëtive të imta nga vendet fqinje.
Në pranga ka rënë një person i cili u kap në pikën kufitare të Kapshticës duke tentuar të sillte në vendin tonë disa bagëti të imta (shqerra) pa dokumentacionin shoqërues.
Shtetasi me inicialet K.F. u konstatua gjatë kontrollit në doganë nga shërbimet e policisë kufitare ndërsa mësohet se bagëtitë iu dorëzuan AKU-së për kryerjen e analizave nëse do të rezultojnë me sëmundje infektive.
Mbi të arrestuarin rëndon vepra penale e “kontrabandës me mallra të licensuara”.
Vijojnë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe të kufirit të gjelbër nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë për të konstatuar rastet e paligjshme që lidhen me transportin e bagëtive të imëta.