Ballina Kronika Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë! E pëson edhe...

Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë! E pëson edhe pasagjeri

28
0

Një 38-vjeçar i cili lëvizte me makinë me armë me vete është arrestuar nga blutë e kryeqytetit në rrugën “Ali Demi”. Në pranga ka rënë edhe pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi.

Të arrestuarit janë identifikuar si Krisald Kundraxhi dhe Jurgen Kovaçi.

Gjatë kontrolleve të kryera policia përveç armës së zjarrit gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjetin.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në  vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

J. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.