Ballina Kronika Lezhë/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit! Trupi...

Lezhë/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit! Trupi dërgohet në morgun e Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore

0
8

Një i ri 22-vjeçar humbi jetën sot në lumin Mat pranë Shkopetit, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj.

Sipas informacioneve nga gazetari i Lezhës për Report Tv, Elvis Hila, ai nuk ka mundur të dalë nga uji dhe është mbytur.

Trupi i të riut është nxjerrë nga uji nga policia dhe më pas është dërguar në morgun e Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar shkaqet që vdekjen e të riut.