Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Fushë-Milot, Kurbin, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 70 vjeçar, banues në të njëjtin vend.
Aktualisht, 70-vjeçari, ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi F. M., në ambientet e paraburgimit ka goditur murin me kokë, duke pësuar dëmtime të lehta, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve dhe shoqërimin e shërbimeve të Policisë.