Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha ndërtimeve në Himarë deri në fund të sezonit turistik. Përmes një urdhri të posaçëm, kryebashkiaku i Himarës ka pezulluar të gjitha punimet e ndërtimit të sujekteve që janë pajsur me leje ndërtimi nga bashkia, për periudhën 15 qershor deri në 15 shtator.
“Periudha e pezullimit të punimeve të parashikuara sipas këtij urdhri do t’i shtohet automatikisht periudhës së vlefshmerisë të lejes së ndërtimit të miratuar nga Bashkia Himarë,” thuhet në urdhrin e firmosur nga Tavo.
Urdhri detyron bizneset e ndërtimit që të marrin masa për rrethimin dhe veshjen e objekteve në ndërtim me materiale estetike për të krijuar mjedis miqësor për pushuesit vendas dhe të huaj.
Ndërkohë kompanitë të cilat kryejnë punë publike në rrugë dhe ujësjellësa detyrohen që që t’i rikthejnë ambientet ato në gjendjen e mëparshme brenda datës 15 qershor.