Ballina Kronika Mbolli kanabis buzë përroit të fshatit, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec

Mbolli kanabis buzë përroit të fshatit, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec

6
0

Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga Policia e Fierit, në kuadër të planit operacional të koduar “Koordinata”.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Flamur Rërza, 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.

Ai u kap teksa kujdesej për 22 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara pranë përroit në afërsi të banesës së tij.

Policia bën të ditur se kontrollet në terren vijojnë, në kuadër të këtij plani kombëtar, që synon parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të drogës.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore ndaj të arrestuarit.