Ballina Ekonomia Rekord i ri, 12 milion pasagjerë në Rinas, kur nis punë aeroporti...

Rekord i ri, 12 milion pasagjerë në Rinas, kur nis punë aeroporti i Vlorës?

0
9

Aeroporti i Vlorës është ende në fazë certifikimesh. Ulja e avionit pak ditë para zgjedhjeve ishte një test për të parë elemente e pistës më shumë se sa një inagurim.

Maksim Ethemaj, kreu i Autoriteti të Aviacionit Civil tha se aeroporti  është ende në fazë plotësimi të kritereve teknike.

Por kur pritet të përfundojnë procedurat e certifikimit?

“Për ne është më e rëndësishme plotësimi i kritereve teknike dhe të sigurisë që nevojiten. Jemi ende në proces. Ne presim që nga korriku ky proces të përfundojë. Më pas janë kompanitë ajrore që do të miratohen për të operuar në këtë aeroport”, tha Ethemaj.

Por cilat janë parashikimet në vitin e parë të operimit?

“Në planin tonë fillestar projekti parashikonte që në vitin e parë aeroporti do të priste 360 mijë pasagjerë. Nëse sot më pyesni sa parashikohen mund t’iu them se do të jenë 1.2 milion pasagjere, katër herë më shumë nga plani fillestar. Është kjo arsyeja pse adoptuam këtë kërkesë në rritje me planin tonë fillestarë sepse kërkesa për fluturime është rritur”, tha kreu i Aviacionit.

Këtë viti aeroporti Nënë Tereza pritet të arrijë një rekord të ri prej 12 milion pasagjerë.

Kjo rritje e shpejtë dhe e qëndrueshme shtron nevojë për nisjen sa më parë të operimit të aeroportit të Vlorës.