Ballina Bota Peru, një i vdekur dhe 36 të plagosur pas tërmetit me magnitudë...

Peru, një i vdekur dhe 36 të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Lima

30
0

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi kryeqytetin peruan dhe rrethinat e tij të dielën, duke vrarë një person dhe duke plagosur 36 të tjerë, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe dëme në infrastrukturën shëndetësore dhe shkollore, thanë autoritetet.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 11:35 (ora lokale; 18:35 sipas orës tonë), rreth 30 kilometra në jugperëndim të Callao, një qytet bregdetar rreth dhjetë kilometra nga Lima, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike Peruane.

Policia njoftoi se një 36-vjeçar humbi jetën kur një mur u shemb mbi automjetin me të cilin po udhëtonte, në lagjen Independencia të kryeqytetit peruan.

Nga ana e saj, qendra kombëtare e operacioneve të emergjencës (COEN) raportoi për 36 persona të plagosur në Lima, njëri prej të cilëve është shtruar në spital.