Ballina Bota Meksikë/ 4 persona futen me forcë në bashki, ekzekutojnë kryebashkiaken

Meksikë/ 4 persona futen me forcë në bashki, ekzekutojnë kryebashkiaken

26
0

Kryetarja e një fshati në shtetin jugor meksikan të Oaxacës u vra në një breshëri të shtënash të dielën, pasi katër persona të armatosur sulmuan zyrën e saj në bashki.

Raportohet se nga të shtënat u vra edhe një këshilltar.

Kryetarja e bashkisë Lilia Garcia u vra herët të dielën në komunitetin e San Mateo Pina. Katër sulmues që udhëtonin me skuterë, hynë në bashki dhe e vranë Garcian duke hyrë me forcë në zyrën e saj, ku ndodhej edhe viktima e dytë këshilltari i qytetit Eli Garcia.