Ballina Blog Varësia e Bardhit dhe të tijët nga Edi Rama

Varësia e Bardhit dhe të tijët nga Edi Rama

96
0

Nga Ylli Pata 

Mbështetësit e thekur e të bindur tashmë të Sali Berishës dhe Foltores së tij, nuk u trazuan aq shumë nga dalja e Lulzim Bashës. Kjo jo vetëm se kanë telash edhe më të madh në supe, siç është kujdesi e axhenda e çështjes gjyqësore të doktorit, por edhe se ata çfarë kishin për të bërë në PD e bënë.

Nuk kanë më çfarë marrin, e natyrisht çfarë të japin në aspektin politik me komunitetin politik të Partisë Demokratike që është i organizuar nga baza në qendër.

Të dy formacionet janë përballë njëri-tjetrit qartësisht, pasi përveç dhunës, sharjeve e sherrit, por edhe konceptit politik, u ndanë në zgjedhje. Foltorja, në këtë situatë që është, kërkon sa më shumë njerëz e mbështetje, që duken vijnë nga grupe jashtë PD-së, ose të larguar tashmë.

Ndërkaq, Lulzim Basha dhe struktura e Partisë Demokratike, e cila është më e organizuar sesa foltorja, kryesisht në 61 bashkitë e vendit, po përgatitet për zgjedhje, duke sjellë në treg paketën politike të opozitës për reformën zgjedhore, ndryshimin e sistemit politik, por edhe aspekte të tjera si vettingu i politikanëve etj.

Më këtë paketë apo ide propozuese, PD do të shtyjë përpara drejt një marrëveshje me ndërmjetësim nga ndërkombëtarët, ose do të hyjë në zgjedhje kështu me këto kushte.

Ndërkaq, grupi i Gazmend Bardhit, u irritua më shumë nga dalja e Lulzim Bashës, e shpalosja e qëndrimeve të PD-së, sepse realisht e ndjejnë veten më të kërcënuar prej grupimeve të opozitës.

Bardhi, e grupi i deputetëve, ka bërë mjaft lëvizje e zhurmë për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtareve që t’i quajë opozitë legjitime, qoftë edhe duke çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshje ndërkombëtare si ajo Rama-Meloni, megjithatë deri tani nuk jua ka varur askush.

Marrëdhënia e tyre me Foltoren, tashmë ka vetëm një trajektore. Ose i bashkëngjiten grupit që ka kryetar Sali Berishën, ose nuk vlejnë më.

Gjithsesi, ka një mundësi, në fakt s’është fare mundësi, por një shans për të bërë zhurmë që të marrin vëmendjen e Foltores. Të kërkojnë të marrin nga mazhoranca të drejtën e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore.

E me këtë rol, të bëjnë Pazar me Sali Berishën, për kleçkat që ai kërkon të diktojë, siç ka ndodhur në 33 vjet në ligjin elektoral.

Në fakt, ka një rrugë më të drejtë, e pa frustrim, që Gaz Bardhi me deputetët mund t’i japin karrierës së tyre parlamentare.

Të japin një ide për reformën zgjedhore dhe atë Kushtetuese, ta shpallin atë në publik, e të mbrojnë me argumente që ajo të miratohet. Nëse kjo reformë do të jetë një zgjidhje racionale, askush nuk mund ta rrëzojë apriori. Madje mund të marrin edhe vëmendjen e ndërkombëtaeëve, të cilët me OSBE-në kanë marrë përsipër që të ndihmojnë në përmbajtjen e reformës.

Pra të bëjnë një betëjë përmbajtje, jo forme, betejë ideje dhe alternative pë rata që ata kërkojnë. Ndoshta, mazhoranca mund të marrë për bazë më shumë propozimin e tyre, sesa të Lul Bashës. Se ka edhe një mundësi pragmatiste, se ka më shumë deputetë.

Sipas gjasave, nuk është se Bardhi me mundësitë e deputetëve të tij nuk e përgatit një draft të hajrit për reformë, por ai dhe të tijët kanë tjetër prioritet. Të çajnë politikisht mes dy grupimeve të mëdha të opozitës : Bashës e Foltores, që të tregojnë se janë të dobishëm.

Mund të jenë, por vetëm nëse mazhoranca i pranon, pasi si anëtarët e PD ashtu dhe Foltores, nuk i qasin. Sepse kanë të tjera axhenda. TemA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu