Ballina Kuriozitete Hapësira ka një problem të ri: Mbetjet e vjetra po e mbysin...

Hapësira ka një problem të ri: Mbetjet e vjetra po e mbysin Hënën

13
0

Njerëzit kanë lënë në sipërfaqen e Hënës mbi 200 ton mbetje, që nga çizme, lopata e çanta shpine, deri te anije kozmike të rrëzuara.

Shkencëtarët thonë se kjo “mbetje hënore” mund të qëndrojë aty për deri në 100 milionë vjet, pasi kushtet ekstreme në Hënë e bëjnë dekompozimin thuajse të pamundur.

Me misione të reja që po afrohen, agjencitë hapësinore po kërkojnë mënyra për të ricikluar ose hequr qafe mbeturinat, madje po shpikin ide si t’i shndërrojnë ato në materiale të ripërdorshme.