Ballina Politika “Nuk janë budallenj njerëzit”, Lami paralajmëron pasojat: Me këtë strategji PD po...

“Nuk janë budallenj njerëzit”, Lami paralajmëron pasojat: Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, demokratët në ‘ngrirje’

0
12

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin

Analisti politik Roland Lami, në një komentoi në një studio televizive, ka kritikuar qasjen aktuale të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e konsideruar të dëmshme strategjinë e zvarritjes dhe mosveprimit.

Sipas Lamit, mbajtja e qëndrimit të ngurtë ndaj rezultatit dhe përpjekjet për të justifikuar mosnjohjen politike të zgjedhjeve nuk mund të zgjasin pa kosto.

Ai paralajmëroi se, në mungesë të një reflektimi real dhe një drejtimi të qartë, PD rrezikon të humbasë besimin e elektoratit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale që po afrojnë.

“Nuk mund ta mbash të ngurtë perceptimin be simpatizantëve dhe të mbështetësve shumë gjatë. Mund të jetë një moment, ose një fazë e caktuar, por nuk mbahet gjatë. Nuk është çështje e lehtë që të mbash të ngrirë mbështetjen e demokratëve pa bërë asgjë.

Të futesh logjikë naive, që unë po zvarris procesin me shpresë që mund të gjej fakte që të çojnë tek mos njohja e procesit nga pikëpamja politike. Në finale Partia Demokratike me këtë lloj strategjie për mua po e mbyll qepenin, sepse do të vijnë shpejt zgjedhjet lokale, nuk janë budallenj njerëzit.

Pikiata që ka marrë Partia Demokratike me zgjedhjet e përgjithshme dhe me strategjinë që po e shoqëron këtë proces zgjedhor me heshtjen brenda, me zvarritjen pafund, me kapjen me thonj të disa shkeljeve për të hiperbolizuar vjedhjen e madhe globale që është bërë këtu tek ne, ku diferenca e votave është ajo që e panë të gjithë, nuk çon larg kjo, sepse zgjedhjet lokale vijnë shpejt”, tha analisti.