Ballina Kronika Shiti automjetet që mori me qira, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Shiti automjetet që mori me qira, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

10
0

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim pasi bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.

Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.

Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.