Ballina Lifestyle Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë me 50%, ja përfitimet për shëndetin...

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë me 50%, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

0
9

Hulumtimet kanë zbuluar se përdorimi i përditshëm i biçikletës si mjet transporti për në punë ose shkollë zvogëlon rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me pothuajse gjysmë. Më konkretisht, studiuesit shqyrtuan përfitimet shëndetësore të udhëtimit aktiv për në punë dhe vunë re se si çiklizmi, ashtu edhe ecja, përmirësojnë ndjeshëm mirëqenien fizike dhe mendore. Në studim u morën 83.000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të moshës 16-74 vjeç, të cilët raportuan mënyrën e tyre të transportit.

Studiuesit më pas shqyrtuan përgjigjet e tyre në kombinim me shtrimet në spital, vdekjet nga të gjitha shkaqet, sëmundjet e zemrës, kancerin dhe aksidentet rrugore, si dhe të dhënat mbi shëndetin e tyre mendor. Pas gati dy dekadash hulumtim, u zbulua se udhëtimi për në punë me biçikletë shoqërohej me një rrezik 47% më të ulët vdekjeje, një rrezik 10% më të ulët për çdo shkak të shtrimit në spital dhe gjithashtu një rrezik më të ulët (24%) të shtrimit në spital për ndonjë formë të sëmundjes së zemrës.

Në të njëjtën kohë, shkencëtarët arritën në përfundimin se kishin gjithashtu 51% më pak gjasa të vdisnin nga kanceri dhe po aq më pak gjasa t’u jepeshin ilaçe për sëmundjet e zemrës ose problemet e shëndetit mendor. Por personat që udhëtojnë me biçikletë kishin dy herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital pas një aksidenti trafiku.

Ata që ecnin kishin 11% më pak gjasa të shtroheshin në spital për çfarëdo arsye dhe 10% më pak gjasa të shtroheshin në spital për sëmundje të zemrës. Përveç kësaj, shumë prej tyre nuk merrnin ilaçe për probleme të zemrës ose të shëndetit mendor.