5 deputetë të opozitës, mes të cilëve Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi prezantuan atë që e quajtën grupim të ri në Parlament, që siç thanë mendojnë ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.
Deputeti Dashamir Shehi sqaroi se nuk bëhet fjalë për një parti politike, as për një grupim politik por një grupim parlamentar që sot ka 5 deputetë, nesër mund ti bashkohen të tjerë që mendojnë si ata.
Shehi theksoi se me opozitën i bashkon lufta kundër regjimit të Ramës por i ndajnë 3 gjëra të rëndësishme.