Ballina Aktualitet “Ktheu shtetin në organizatë kriminale. Kryeministri i delegjitimuar”/ Akitivistja, Sidorela Vatnikaj: Rama...

“Ktheu shtetin në organizatë kriminale. Kryeministri i delegjitimuar”/ Akitivistja, Sidorela Vatnikaj: Rama duhet të thirret nga drejtësia, të hetohet dhe të arrestohet. Ti konfiskohet pasuria

43
0

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka folur gjatë protestës së 119-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se arsyet që kanë nxjerrë qytetarët në shesh janë, sipas saj, të lidhura me skandalet dhe zhvillimet e fundit politike.

Vatnikaj tha se protestuesit vijojnë të mblidhen çdo ditë, ndërsa akuzoi qeverinë për lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ajo iu referua edhe arrestimeve dhe hetimeve ndaj zyrtarëve, duke pretenduar se këto zhvillime dëshmojnë, sipas saj, për një krizë të institucioneve.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në drejtësi, Vatnikaj përmendi edhe arrestimin e Ergys Agasit dhe arrestimin e një zyrtareje të lartë, duke deklaruar se këto raste, sipas saj, tregojnë se “shteti ka rënë”.

Aktivistja e cilësoi kryeministrin Rama si “të delegjitimuar” dhe ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj tij, duke pretenduar se ai ka qenë në dijeni për lidhje me krimin.

“Jemi mbledhur në këtë shesh edhe sot sepse arsyet që nxorën protestuesit janë legjitime dhe të forta për të protestuar kundër kësaj qeverie, por dita ditës rriten nga çdo skandal që zbulohet. Ashtu sic kishim dëgjuar që shteti është në duart e një grupi oligarkësh e kriminelësh, sot duke parë se si pjesa më e madhe e qeverisë Rama më të besuarit e tij janë o në arrest shtëpie o në burg, ose në arrati. Më të besuarit e tij janë të akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Dhe këto na bëjnë të dalim cdo ditë. Arrestimi i Ergys Agasit dhe arrestimi i zonjës që duhet të ishte në krye të institucionit më të rëndësishëm tregojnë se shteti ka rënë. Kemi kryeministër të deligjetimuar, ka më shumë njerëz të tij në burg se në institucione. Nuk kemi vetëm një kryeministër të deligjitimuar, por një kryeministër që ka qenë në dijeni për lidhjet me krimit. Sot Edi Rama duhet të thirret nga drejtësia, të pyetet të hetohet dhe të arrestohet, t’i kthehet shoqërisë shqiptare çdo e mirë publike që organizata kriminale që ka drejtuar Edi Rama i ka marrë shoqërisë. Sot jemi për hetimin dhe arrestimin e Ramës”, tha ajo.