Ballina Aktualitet Vijon qëndresa para Kryeministrisë/ Në ditën e 167-të, studentët dhe qytetarët kërkojnë...

Vijon qëndresa para Kryeministrisë/ Në ditën e 167-të, studentët dhe qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

34
0

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 167-të të tubimeve kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

overlay-cleverProtesta zhvillohet në kuadër të revoltës së përditshme, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër çdo forme dialogu me kryeministrin.

Studentët këmbëngulin se nuk pranojnë negociata me Edi Ramën dhe kërkojnë largimin e tij të parevokueshëm nga detyra, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.