Ballina Kronika Kontroll në burgun e Shkodrës, AMP zbulon një telefon në ambientet e...

Kontroll në burgun e Shkodrës, AMP zbulon një telefon në ambientet e institucionit

29
0

Një telefon celular i markës iPhone është zbuluar në ambientet e përbashkëta të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shkodër.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), e cila njofton se kontrolli është ushtruar ditën e sotme, më 13 nëntor 2026, në bashkëpunim me grupin e sigurisë së burgut.

overlay-cleverGjatë verifikimeve, në ambientet e përbashkëta të institucionit është konstatuar një aparat celular iPhone, i cili përbën send të ndaluar në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Pas konstatimit, AMSEVP ka nisur veprimet e para procedurale, ndërsa në përfundim të tyre materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Hetimet do të kryhen për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.