Ballina Lifestyle Largimi i Jonida Maliqit nga “Ferma VIP 3”, zbardhet arsyeja

Largimi i Jonida Maliqit nga “Ferma VIP 3”, zbardhet arsyeja

132
0

Jonida ka “thyer” heshtjen dhe ka treguar arsyen e vërtetë të largimit.

Sipas saj, bashkëjetesa në shtëpinë e “Fakirit”, në një ambient të vogël me Sonin dhe Donën, ka qenë një nga arsyet që e ka bërë të largohet.

Megjithatë, këngëtarja ka theksuar se përshtatja në “Ferma VIP” ka qenë e vështirë për tipin dhe karakterin e saj.

Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Përjetova disa dinamika që nuk do i kisha ëndërruar në jetë. Kam qenë shumë e lumtur dhe e emocionuar. Kam qarë dhe qeshur pa fund.

Unë nuk erdha për të triumfuar. Erdha tek Ferma Vip për të sfiduar veten. Ajo vajza e qytetit, që është rritur në apartament dhe në një familje të vogël. Kam dashur që në 24 orëshin e parë të ikja, por kam qëndruar për respekt. Nuk kam fjetur për orë. Edhe kur flija zgjohesha e trembur. Kam përjetuar ankth dhe atak paniku nga izolimi, kamerat. Nuk ishte gjëja ime. Ardhja e nënës time më bëri të reflektoj pak. Unë jam një natyrë që e kritikoj veten. Kam qenë e vërtetë dhe nuk kisha asnjë intrigë. Edhe ata që më duan e njerëzit e mi, kanë parë Jonidën e vërtetë. Unë e kisha ndarë mendjen. Vetëm me Vanesën kisha kimi, me Donën dhe Sonin jo. Unë të premte do dilja, por bëra një rezyme dhe dola”, tha Jonida.