Aktorja e njohur amerikane Sharon Stone ka zbuluar se si problemet e rënda shëndetësore ndikuan në karrierën e saj, duke bërë të ditur se ofertat për role në filma u ndërprenë pas goditjes në tru dhe hemorragjisë cerebrale që pësoi.
Aktorja 68-vjeçare u detyrua të mësonte sërish të ecte, të fliste dhe të lexonte. Megjithatë, kur arriti të rikuperohej, karriera e saj, e cila më parë ishte në lulëzim, pothuajse ishte zhdukur.
Në një intervistë për revistën ELLE Spain, në një numër të veçantë me rastin e 40-vjetorit të saj, Stone rikujtoi vështirësitë me të cilat u përball rreth 25 vjet më parë.
“Pavarësisht gjithçkaje, arrita të rikuperohesha, por ofertat për punë u zhdukën”, rrëfeu aktorja, duke përshkruar pasojat profesionale të periudhës së vështirë shëndetësore.
Sot, Stone po rikthehet në ekran dhe në projekte artistike. Ajo ka dy filma në pritje të publikimit, po përfundon një ekspozitë në Pragë dhe së fundmi është shfaqur në serialin Euphoria, ku interpreton një drejtuese të fuqishme të Hollivudit.
Pas një periudhe të gjatë sfidash, aktorja po përjeton një kapitull të ri të karrierës së saj. Ajo e sheh të kaluarën pa i fshehur vështirësitë që ka përjetuar, por pa lejuar që ato ta përcaktojnë atë dhe rrugëtimin e saj profesional.







