Ballina Opinion Studentët s’të duan as ty Sali e as Ramën, jep dorëheqjen

Studentët s’të duan as ty Sali e as Ramën, jep dorëheqjen

41
0

Nga Oresti Berberi

O Sali, rinia të di ty! Rama Burg , Berisha Burg, s’të duan as ty e as Ramën! S’e mbani dot më njëri-tjetrin, ik! Ti je 81 vjeç, s’besoj se kjo rini pranon më një gjysh në udhëheqje. Prandaj po ike ti, Rama bie vetë. Ti rri aty sepse mban Ramën në këmbë, është shumë e thjeshtë.

Biznesi i kullave te Taivani është e drejta e tij ta kërkojë, po për Pallatin e Kongreseve — që ke nostalgji për sistemin e atëhershëm si komunist — e për kullën që ndërtohet aty, pse të është zënë zëri? Ke interesa ekonomike që lidhen me familjen tënde e prandaj s’të del zëri aty, por të del te Taivani e te parku? Vetëm kjo tregon diçka… Dhe për një lider, interesi matet në ekonomi, o Sali!

Ti flet për ndërtimet e KKT-së që vëllezërit i ka në burg… Pse t’u qep goja, apo se u mor leja në Pogradec? O dali, ti je ujk i vjetër i komunizmit, që more stafetën si komunist në rini e eliminove shumë veta në rrugë e sipër — e jo më sot në pleqëri! Pse heshti Saliu për Adelajdën? Rrinte duke përmendur dy vëllezërit në burgje, hodhe shashkën të fitoje e s’vazhdove më tej?

O Sali, plaku që rinia do t’jua tjetërsojë pushtetin ty e Ramës, që mbani në këmbë njëri-tjetrin sepse keni qenë të të njëjtit sistem! Të pashë dje në intervistë në TV dhe më kujtove një njeri që kërkon ndihmë kur ka falimentuar politikisht për shkak të moshës, por fiton ekonomikisht duke bërë presion. O dali, e ke të rrëzuar, se po ra një patericë, bie edhe tjetra — s’e mban dot më peshën e trupit!

Sali, ti luftove si komunist, të besuam dhe e more pushtetin, bravo! Si komunist ke pasur guximin, dhe pse ishe pjesë e atij sistemi… dëm, ç’të thosha. Unë s’kam jetuar në atë kohë se isha fëmijë, por nga çfarë më thonë: o Sali gjyshi, po prapë ti do ta lësh stafetën si komunist? Ti, Sali gjyshi, na e lër neve të rinjve të ecim me atë që mendojmë e guxojmë!

Se të ikësh nga partia e të kthehesh e pranuam; të ikësh në USA, jemi OK — ta bën qejfin si plak që të rritesh i qetë. Por të mos vijë asnjë ambasador të të takojë pas kthimit nga USA? Ti je plak i zgjuar, ka ardhur koha të hapësh krahun sepse mbështetja nga jashtë ka një kufi elegance, e po e kalove atë kufi, shkon aty ku ishe!

Sali, jep dorëheqjen, lëru rrugë të rinjve! Pse e ke kaq të vështirë, pse e vuan kaq shumë? Se kjo mënyrë tregon dy gjëra: o mosha po bën të veten, o është interesi ekonomik që merr nga Rama duke i bërë presion — “unë bëj zhurmë e ti mbaj pushtetin”!

O dali, ka ardhur koha! Emëro kë të duash: vajzën, djalin, dhëndrin… s’gjendemi dot prapa! Ata, sa do që të të duan e të të mbështesin, të garantoj se do të kishin më shumë mbështetje dhe sukses sepse janë të rinj e mendojnë ndryshëm. Kjo ka ndodhur edhe në Katar: me katër fjali mori pushtetin babai e Katari ndryshoi fare! O fotokopje e Ramës në pushtet, që e shtrëngon opozitën si të jetë shtëpia jote!

Në këto kohë, mes shumë të rinjve të tjerë, burgu politik dhe vendimet absurde të gjykatave po sulen kundër nesh që i kemi dalë përballë kësaj klase të vjetër politike 35-vjeçare, dhe jo vetëm një Kryetari Shteti!

Sot, o zotëri, opozita duhet të ishte në shesh! Por fakti që ti vazhdon të qëndrosh aty bën që urrejtja ndaj qeverisë të kthehet edhe kundër atyre që janë pjesë e opozitës!

O doktor i dashur, nuk bëhet lufta në këto kohë nga zyrat e SHQUP-it me video-deklarata, por bëhet përmes betejës në shesh!

Nëse shumë parti të tjera opozitare dalin në shesh dhe kërkush nuk u thotë gjysmë fjale për atë që bëjnë, me ty ndodh e kundërta!

Është hera e parë në botë që thirrjet kundër qeverisë janë njësoj si ato kundër opozitës!

Sot s’ka alternativë qeverisëse pas dorëheqjes së Ramës, sepse në krye të opozitës qëndron ti, që njësoj si Rama nuk ke pranuar as garë reale dhe as dorëheqje!

Boll më, na plase! Jep dorëheqjen edhe ti, që ky vend të ketë një alternativë të re dhe jo një ripërsëritje të historisë së kësaj klase politike e të këtij tranzicioni të shpifur të demokracisë adoleshente të Shqipërisë!