Ballina Opinion I gjithë Kombi në mbështetje të protestave të rinisë studentore

I gjithë Kombi në mbështetje të protestave të rinisë studentore

44
0

Nga Skënder Kapiti 

Peticioni i mbi një mijë profesorëve dhe pjesëmarrja e tyre në mbështetje të protestave studentore, të kërkesave të tyre për ndryshimin e Shqipërisë, për reformimin e sistemit, kundër elitës politike në Shqipëri dhe për largimin e politikës së vjetër, tashmë u ka dhënë protestave një dimension tjetër shtesë: atë se edhe e gjithë sfera intelektuale është ngritur kundër këtij regjimi antiintelektual, regjim që, përveçse është mëkatari më i madh në historinë shqiptare, është edhe një ofezë e madhe dhe e padurueshme për intelektin njerëzor, për faktin se kemi të bëjmë me një regjim antihuman, injorant, të korruptuar, kundërintelektual, kundërproduktiv, një regjim hajdutokratësh të ligj, tradhtarë dhe kundër interesave kombëtare; regjim që ka si projekt ankandin dhe pazarin me trojet shqiptare; regjim që ka si projekt dëbimin e shqiptarëve dhe të rinisë nga Shqipëria.

Por ndryshimi patjetër do të vijë, kombi do të triumfojë, drita do të triumfojë mbi errësirën. Dituria do të triumfojë mbi injorancën; do të triumfojë demokracia dhe liria mbi shtazërinë e regjimit; patriotizmi do të triumfojë mbi tradhtinë; morali do të triumfojë mbi antivlerat.

Rinia patriotike studentore do ta çojë në fitore kauzën madhore, Triumfin e Kombit.

Partia Socialiste e Shqipërisë dhe policia e terrorit, mburojë politike dhe dhune në shërbim të kryeministrit Edi Rama

Protestat studentore nxorën lakuriq dhe ia grisën maskën regjimit hajdut, korruptiv, kriminal, injorant, çnjerëzor dhe gjenocidal e terrorist të pushtetit në Shqipëri, të partisë-shtet socialiste dhe narkoshtetit.

Atë që u pa nga veprimet e policisë dhe dhuna e saj kundër protestuesve nuk e ka bërë as Ramiz Alia dhe nuk do ta kishte bërë as diktatori Enver Hoxha në kushtet dhe rrethanat e sotme, kur pretendohet se Shqipëria ka hyrë në demokraci dhe synon të bëhet anëtare e BE-së.

Sot, meqenëse Partia Socialiste, së cilës i është nënshtruar, që e mbështet dhe që nuk ka asnjëfarë ndjesie e përgjegjësie për të ndalur kryeministrin e vet, Partia Socialiste duhet të nxirret jashtë ligjit, sepse PS-ja është bërë mburoja politike dhe ombrella e krimeve të qeverisë së Edi Ramës, gjë që tashmë është shënuar dhe do të mbetet në kujtesën historike kombëtare si politika më antishqiptare dhe më antikombëtare në historinë e shqiptarëve.

Sa poshtë ka rënë policia shqiptare! Policët shqiptarë, revolen dhe kapelen e policit, me injorancën e tyre, i shohin si privilegj e pushtet dhe, për pagën që marrin, sillen e veprojnë kaq ligësisht dhe barbarisht me fëmijët dhe studentët shqiptarë, sikur të ishin, apo të silleshin, me më shumë urrejtje dhe më pashpirtësisht sesa mercenarët e huaj.

Sot, në ditën e 143-të të protestave rinore, në mbështetje të rinisë studentore dhe të kauzave kombëtare të protestave të tyre, kanë dalë edhe elita intelektuale, akademike dhe truri i kombit.