Ballina Aktualitet Protesta në bulevard/ Dy vajza pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga policët

Protesta në bulevard/ Dy vajza pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga policët

49
0

Dy vajza që po kalonin në bulevard, pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga Punonjësit e Policisë.

Njëra prej vajzave tha se efektivët i kanë provokuar.

I ndodhur rastësisht aty, drejtuesi i degës së PD, Krujë, Aulon Kalaja, ndërhyri për të denoncuar sjelljen e tyre.

Më pas Kalaja u shoqërua për rezistencë nga efektivët dhe më pas u lirua pas ndërhyrjes së Shefit të Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama, të cilit i paraqiti videon.

Kalaja thotë së ky veprim është i turpshëm dhe do të bëjë denoncim pranë AMP dhe organeve të tjera për sjelljen e kundërligjshme të punonjësve të policisë.

Nga përplasja verbale, pretendon se është dhunuar po ashtu aktivisti i PD Mariglend Doçi.