Ballina Sport Igli Tare nuk demoralizohet nga “jo” e parë

Igli Tare nuk demoralizohet nga “jo” e parë

11
0

Igli Tare ka piketuar një futbollist që Masimiliano Alegri e do me çdo kusht në radhët e Milanit të tij dhe drejtuesi shqiptar është i fiksuar për të mbyllur sa më parë marrëveshjen për të veshur kuqezi mesfushorin Havi Guerra.

Tare i kishte bërë një propozim të parë Valencias për blerjen e kartonit të 22-vjeçarit, me një vlerë prej 16 milionë eurosh, plus 4 milionë euro të tjera bonuse.

Por përgjigja e Valencias ka qenë negative, pasi kërkon të përfitojë sa më shumë nga futbollisti i cili është kthyer në një pikë fikse në rreshtimin e kësaj skuadre, ashtu si edhe te U21 e Spanjës. Për më tepër, klubi spanjoll; po kërkon t’i rinovojë kontratën lojtarit, pasi ajo mbaron në verën e vitit 2027.

Por mediat italiane raportojnë se Tare është gati të paraqitet me një ofertë tjetër për Havi Guerra, të përmirësuar, pasi futbollisti shihet si një përforcim shumë i rëndësishëm për mesfushën e kuqezinjve.

Drejtori shqiptar do të përpiqet që të rritë vlerën në mënyrë të arsyeshme pasi ka mësuar se hezitimi i Valencias ka të bëjë me faktin se duhet të paguajë 30% të fitimit te Vijareal, nga i cili mori lojtarin në vitin e largët 2019.