Ballina Rajoni “Babai merr telefonata kërcënuese se çfarë do të më ndodhë mua”, vajza...

“Babai merr telefonata kërcënuese se çfarë do të më ndodhë mua”, vajza e politikanit të njohur: Çdo ditë është një rrezik potencial

17
0

Vajza e politikanit serb, Klara Sanduloviç ka folur për herë të parë pas deklaratës që lëshoi babai i saj, Nikolla Sanduloviç se dikush po tenon ti vrasë vajzën. Klara u shpreh se për të çdo ditë është një rrezik potencial dhe se babai i saj merr telefonata kërcënuese në lidhje me të.

Klara gjithashtu u shpreh se ka ndodhur në të kaluarën që ta përcjellin edhe në rrugë.

Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviç ka tronditur së fundmi me një deklaratë të publikuar në llogarinë e tij në “X”. Në postimin e tij Sanduloviç shkruan se dikush ka vënë në shënjestër të atentatit vajzën e tij, Klarën. Sipas tij disa persona pa treguar se kush, kanë hedhur sheqer në rezervuarin e makinës së vajzës së tij. Kjo sipas Sanduloviçit, për pak sa nuk shkaktoi shpërthim.