Ballina Lifestyle Me lot në sy, influencuerja e njohur Tammy Hembrow njofton divorcin nga...

Me lot në sy, influencuerja e njohur Tammy Hembrow njofton divorcin nga bashkëshorti

14
0

Mega-influencuesja australiane, Tammy Hembrow dhe Matt Zukowski i “Love Island” kanë njoftuar se do të divorcohen pas shtatë muajsh martesë.

Tammy, ndau në TikTok video për fansat duke thënë se ishte “zemërthyer” dhe “e poshtëruar” dhe se ndjente se “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse t’i jepte fund martesës.

“Doja më në fund t’ju thoja se do të divorcohem. E di që shumë prej jush e kanë ndjekur udhëtimin tim për vite me radhë, kështu që doja të isha e hapur për këtë.”

Ajo mbajti lotët ndërsa shpjegoi se ishte martuar duke menduar se do të ishte “përgjithmonë” dhe nuk donte të hynte në detajet e arsyes së prishjes së martesës.

“Nuk jam nga ato që poshtërojnë askënd. Dua të jem e ndjeshme ndaj të gjithëve të përfshirë dhe nuk dua të flas për askënd tjetër përveç vetes”, tha ajo.

Tammy tha se donte ta bënte njoftimin në mënyrë që të mund të punonte për të ecur përpara dhe për t’u përqendruar te fëmijët e saj dhe për t’u shëruar nga ndarja.

“Çdo gjë mbart një mësim dhe shpresoj që këtë herë ta mësoj. Shpresoj që të jem më e kujdesshme në të ardhmen.”

Tammy, e cila ka një numër prej 17 milionë ndjekësish në Instagram, shpesh etiketohet si influencuesja më e njohur e Australisë. Ajo ka tre fëmijë, nga dy raporte të mëparshme.