Në këto ditë të ethshme për tifozët, që janë sy e vesh nga Gjermania, aty ku Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në një Europian, duhet të dëgjojmë çdo darkë, çfarëdo “analisti”.
Madje, edhe vetë Grida Duma, ka bërë një koment për Kombëtaren.
Vetëm se, si zakonisht, është e vështirë të kuptosh, se çfarë ka dashur të thotë, pasi fjalët nuk kanë asnjë lidhje logjike me njëra-tjetrën.
Pritshmëritë e larta është që marrin pjesë në Europian dhe suksesshëm. Është rrallë herë që Top Story është kaq rigoroz me kohën për t’ja lënë vendin Top Arenës që do të japë atë që duhet të japë në shpirtin e entuziasmit për një Shqipëri që e ndjen veten të madhe, që e ka treguar në dyert e Europës, por tashmë edhe në rrugët e Europës, atje ku ka çuditur me kuqezinë e vetë dhe së paku në sasinë e vetë”, tha ajo.
Ok, e kuptuam!