Ballina Politika Plas sherri Rama-Balluku, a ka patur konfrontim fizik deri në thyerje gjymtyrësh?

Plas sherri Rama-Balluku, a ka patur konfrontim fizik deri në thyerje gjymtyrësh?

58
0

Një përplasje e fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv/kryeministres Belinda Balluku dyshohet se ka ndodhur në ambientet e Kryeministrisë. Ajo që fillimisht u raportua si një debat i ashpër verbal, sipas burimeve të tjera, mund të ketë përfunduar edhe në konfrontim fizik. Gazetari Basir Çollaku raportoi se mes Ramës dhe Ballukut, tashmë e pandehur nga SPAK, ka pasur një përplasje gjatë mesjavës së kaluar.

Sipas burimeve të tij, debati është zhvilluar me tone tepër të larta, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet mes dy drejtuesve më të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë. “Balluku Rama “sherr” në Kryeministri?! Duket se numri 1 dhe numri 2 në PS dhe qeveri nuk janë sanksionuar se cili turn është njëri dhe cili tjetri vendimmarrës.

overlay-cleverBalluku apo Rama?!! Një “përplasje” verbale në Kryeministri mes kryeministrit dhe zëvendëses së tij tashmë të pandehur thuhet se ka ndodhur mesjavën e shkuar. Burime brenda katit të debatit, thonë se tonet kanë qenë fort të larta”, ka qenë lajmi që ka raportuar gazetari Basir Çollaku.

Por pretendimet e tjera që kanë qarkulluar e bëjnë edhe më të rëndë këtë episod. Sipas këtyre burimeve, përplasja nuk është kufizuar vetëm në fjalë, por dyshohet se ka degraduar deri në konfrontim fizik. Madje, pretendohet se gjatë sherrit Rama i ka thyer dorën Ballukut. Deri më tani, këto pretendime për përplasjen fizike dhe dëmtimin e ish-zv.kryeministres nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Megjithatë, raportimet kanë rikthyer në vëmendje tensionet e mundshme mes Ramës dhe Ballukut, në një moment kur kjo e fundit përballet me zhvillime të rëndësishme në drejtësinë shqiptare.