Ballina Sport Ngjarje tronditëse, gjyqtari që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori gjendet pa...

Ngjarje tronditëse, gjyqtari që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori gjendet pa jetë. Pak muaj më parë u arrestua në Londër me akuza të rënda

81
0

Federata Holandeze e Futbollit ka bërë publik lajmin tronditës së gjyqtari holandez, Rob Dieperink, është ndarë nga jeta në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar.

Gjyqtari 37-vjeçar raportohet se është gjetur pa jetë këtë të hënë, ndërsa policia ka rrethuar rrugën ku gjendet banesa e tij. Hetimet policore janë mbyllur dhe është bërë e ditur se në ngjarje nuk përfshiheshin palë të treta, por për të ruajtur privatësinë e familjes së të ndjerit, nuk janë bërë publike detajet e ngjarjes.

Dieperink ishte një emër i njohur në arenën ndërkombëtare. Ai ka shërbyer në ndeshje të shumta dhe në EURO 2024 ishte pjesë e skuadrave të VAR-it, duke gjykuar ndër të tjera edhe duelin Itali-Shqipëri. Të shtunën e kaluar, ai kishte drejtuar një miqësore mes GA Igëlls dhe Apollon FC.

Ai kishte qenë fillimisht në listën e gjyqtarëve të grumbulluar nga FIFA për Botërorin 2026. Por më pas gjyqtari u përjashtua nga lista pas një ngjarje që ndodhi në një hotel në Londër pas një ndeshje të Ligës së Konferencës. Ai u arrestua në prill pas sfidës Kristal Palas-Fiorentina, me akuzën se kishte sulmuar një të mitur dhe dy akuza të tjera. Më pas ai u la i lirë dhe akuzat ndaj tij ranë për shkak të mungesës së provave. Megjithatë, kjo mjaftoi që FIFA ta hiqte atë menjëherë nga listat e saj.