Ballina Bota Sulm vetëvrasës në një kishë ortodokse/ Të paktën 15 viktima, zbardhen detajet...

Sulm vetëvrasës në një kishë ortodokse/ Të paktën 15 viktima, zbardhen detajet e para

11
0

Televizioni shtetëror sirian raportoi se autori i sulmit u hodh në erë brenda kishës së Profetit Ilia (Mar Elia) gjatë një ceremonie fetare të dielën në mbrëmje. Në momentin e shpërthimit, në kishë ndodheshin dhjetëra besimtarë të krishterë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Sirisë, sulmuesi ishte pjesëtar i organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Autoritetet siriane kanë nisur hetimet, ndërsa siguria është forcuar në zonat me prani të komuniteteve të krishtera në kryeqytet.

Ky është një nga sulmet më të rënda të drejtuara kundër pakicave fetare në Siri në vitet e fundit, duke rikthyer frikën për një valë të re dhune në rajon.