Ballina Kosovë ​Presidenca: Raporti për Vendin veçon përpjekjet e Osmanit në agjendën për Gratë...

​Presidenca: Raporti për Vendin veçon përpjekjet e Osmanit në agjendën për Gratë Paqen dhe Sigurinë

29
0

Presidenca e Kosovës njofton se raporti për Vendin 2024 veçon përpjekjet e pandalshme të presidentes Vjosa Osmani në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS).

Sipas një komunikate të lëshuar për media nga presidenca theksohet vëmendja e lartë politike nga ana e presidentes për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe viktimave të dhunës seksuale e njëkohësisht organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili kishte mbledhur mbi 1 mijë pjesëmarrës nga mbi 40 vende të botës.

Njoftimi

“Departamenti Amerikan i Shtetit ka zgjedhur Kosovën, përkatësisht Presidencën e Republikës së Kosovës si vendin e vetëm në Evropë, e ndër tri vendet e vetme në botë, për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë’, thuhet në njoftim.