Ballina Kronika Lidhjet me grupet ‘Çopja’ dhe ‘Çela’, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e...

Lidhjet me grupet ‘Çopja’ dhe ‘Çela’, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu

8
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për vendimin e Apelit të GJKKO, e cila më 29 prill të këtij viti i rrëzoi kërkesën për lirim nga qelia duke pretenduar se ishte e sëmurë.

Fetahu ndodhet në qeli që prej muajit nëntor të vitit 2024 në kuadër të një urdhër arresti të lëshuar nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, e cila akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara nga përgjimet në Sky Ecc.

Ish-gjyqtarja u ekspozua në dy dosje të SPAK, për lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës, të dyja në Elbasan, për të cilat akuzohet se i ka favorizuar me vendime, duke konsumuar veprën penale të korrupsionit.

Emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK, “Plumbi i Artë 2”, për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste.