Ballina Sport Al Nassr bëhet me trajner të ri edhe me miratimin e Ronaldos

Al Nassr bëhet me trajner të ri edhe me miratimin e Ronaldos

0
15

Jorge Jesus do të jetë trajneri i ri i Al Nassr.

Sipas raportimeve të fundit nga gazetari Santi Aouna, tekniku portugez ka arritur marrëveshje me klubin saudit dhe pritet të prezantohet zyrtarisht në ditët në vijim.

I njohur për eksperiencën e tij në futbollin arab, Jesus rikthehet në Arabinë Saudite pasi më parë kishte drejtuar rivalët e Al Hilal. Këtë herë ai do të udhëheqë Al Nassr, skuadrën ku luan edhe superylli Cristiano Ronaldo.

Sipas burimeve të afërta me klubin, edhe vetë Ronaldo ka dhënë miratimin e tij për emërimin e Jesusit, duke forcuar kështu lidhjen portugeze brenda ekipit.