Megjithse, nuk ka të dhëna që Mamdani ka pranuar ose komentuar ofertën, kjo ofertë vjen në kontekstin e fushatës së Mamdanit, një socialist demokrat 33-vjeçar, i cili fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate, javën e kaluar kundër ish-guvernatorit Andrew Cuomo.
Reperi i njohur njujorkez “50 Cent” tha se do të paguajë 258 mijë dollarë për të hequr qafe socialistin demokrat Zohran Mamdani dhe planin e tij për të taksuar të pasurit, pasi kandidati për kryetar bashkie i Big Apple përmendi emrin e reperit të Queens në një podcast të njohur.
“Nga erdhi ky njeri? I kujt është ky mik? Nuk e kuptoj këtë plan. Jo. Do t’i jap 258,750 dollarë dhe një biletë oneway ticket – një drejtim të klasit të parë të avionit, vetëm e vetëm ta shikojë atë larg Nju Jorkut,” shkroi 50 Cent në Instagram të mërkurën.
Ylli 49-vjeçar i hip-hopit, emri i vërtetë i të cilit është Curtis James Jackson III, pasuria neto e të cilit vlerësohet në gati një miliard dollarë, iu kundërpërgjigj komenteve që Mamdani bëri për rritjen e taksave, ndërsa ai u shfaq në “The Breakfast Club” në fillim të këtij muaji.
Mamdani, i njohur për qëndrimet e tij progresiste dhe pro-palestineze, ka shkaktuar polemika me politikat e tij, si transporti publik falas dhe ngrirja e qirave. Oferta e 50 Cent, e raportuar në disa postime në X, duket të jetë reagim ndaj pikëpamjeve të Mamdanit, veçanërisht për idenë e taksimit të të pasurve, ku reperi ndihet i targetuar.
“Po flasim për korporata që po fitojnë miliona dollarë, jo në të ardhura, por në fitim,” tha Mamdani gjatë intervistës së 11 qershorit në lidhje me planin e tij për të rritur taksat mbi bizneset dhe të pasurit.
“Dhe e dyta është taksimi i 1% të njujorkezëve më të pasur. Po flasim për njerëz që fitojnë një milion dollarë në vit ose më shumë, duke i taksuar ata vetëm me një rritje të sheshtë të taksave prej 2%,” tha ai në emisionin dhe podkastin e radios së mëngjesit të transmetuar në të gjithë vendin.
“E di që nëse 50 Cent po dëgjon, ai nuk do të jetë i lumtur për këtë. Ai tenton të mos e pëlqejë këtë politikë tatimore, por dua të jem shumë i qartë se kjo është rreth 20,000 dollarë në vit”, tha Mamdani.
Republikanët dhe disa demokratë e kanë kritikuar ashpër Mamdanin, duke paralajmëruar se ai është një shenjë e zymtë e së ardhmes politike të Amerikës.